Zyrtarët
irakianë kanë kërkuar kthimin e 19 aeroplanëve luftarakë që regjimi i Sadam
Huseinit i kishte dërguar në Serbi për shërbime mekanike para 20 vjetësh.
Ministria irakiane e Mbrojtjes thotë se e zbuloi kohët e fundit mungesën e aeroplanëve. Ajo tha se një delegacion irakian do të nisej për në Serbi për të negociuar kthimin e tyre.
Ministria serbe e Mbrojtjes tha se vetëm dy prej aeroplanëve janë të gatshëm për përdorim. Zyrtarët irakianë thanë se kanë arritur një marrëveshje paraprake me Serbinë për riparimin e aeroplanëve të mbetur. //ad//