Lidhje

Kosovë: Familjarët e personave të zhdukur në grevë


Një grup familjarësh të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë filluan sot një grevë para dyerve të Zyrës për personat e zhdukur dhe mjekësi ligjore në Prishtinë duke kërkuar përshpejtimin e procesit të identifikimit të mbi 400 trupave që mbahen në këtë zyrë. Greva është pjesë e veprimtarive me rastin e 30 gushtit ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur, e cila Kosovën e gjeti me 1 mijë e 900 persona, fati i të cilëve mbetet i pandriçuar edhe dhjetë vjet pas përfundimit të luftës.

XS
SM
MD
LG