Lidhje

Teknologjia në ndihmë të mësimdhënies në mjekësi


Studentë të një fakulteti të mjekësisë në Shtetet e Bashkuara po mësojnë përmes teknikës së simulimit, mjekimin e rasteve urgjente. Universiteti Georgetown ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për të blerë simulantët e fjalës së fundit, të cilët ndërthurin sisteme mekanike me ndjesorë kimikë dhe programe moderne kompjuterike për të simuluar funksionet fiziologjike të njeriut. Në të gjithë botën ka rreth 1 mijë simulantë të tillë dhe siç mësojmë në vazhdim, këto

Pacienti quhet Gus. Ai ka probleme me frymarrjen dhe rrahje të shpeshta zemre. Megan Stevens është studente pasuniversitare në fakultetin e infermierisë, e cila ka punuar më parë në një klinikë të përgjithshme. Ajo tani po mëson teknikat për të reaguar në situata të ndryshme kur Gus-i ka nevoja urgjente shëndetësore:

"Diagnostikimi bëhet shumë shpejt, në përpjekje për të identifikuar problemin dhe për të vepruar në përgjigje të tij, pra për t'i dhënë pacientit ilaçet, për t'i normalizuar rrahjet e zemrës, siç vepruam sot dhe për ta kontrolluar nëse këto masa e stabilizojnë pacientin apo nëse duhen masa të tjera".

Ekipi reagon ndaj fjalëve të pacientët, i cili flet me zërin e Stephen Hurst, Drejtor i Universitetit për Teknologjinë Mjekësore. Zoti Hurst administron gjithashtu sistemet kompiuterike dhe të kontrollit të pacientit.

"Simulantët që zotërojmë janë shumë cilësorë. Ata u japin mundësi studentëve të krijojnë një raport me manekinin dhe të marrin nga ai përgjigjen për veprimet që bëjnë, për shembull kur i masin pulsin, apo i kontrollojnë frymarrjen".

Ky simulant është një ndër tre tipe pacientësh manekinë në Universitetin Georgetown, njëri burrë, tjetri grua si dhe një fëmijë. Zoti Hurst ndryshon simptomat për studentët që punojnë me simulantin. Ai thotë se manekini është mjeti mësimor më i avancuar në historinë e mjekësisë.

"Sa herë që merr frymë, kompiuteri i bën analizat ajrit që thith dhe zbulon sa oksigjen përmban, sa lëndë anestezike dhe përllogarit me modele matematikore përgjigjen e duhur".

Drejtoresha e programit Karen Kesten krijon skenarë të ndryshëm para se të fillojë ora e mësimit. Ajo ndjek mbarëvajtjen e mësimit dhe analizon aftësinë e studentëve për t'iu përgjigjur situatave të paparashikueshme:

"Më jep mundësi të vlerësoj aftësitë diagnostikuese të nxënësve dhe reagimin e tyre; mënyrën si e analizojnë problemin dhe sa shpejt i përgjigjen, në mënyrën e duhur apo jo".

Studentja Alexis Walter thotë se simulanti e mëson të veprojë në situata që mund të mos i ketë hasur ndonjëherë.

"Emocionohemi pasi na shohin profesorët. Por ka vend për gabime, megjithëse të duket se në shkollë nuk duhet të gabosh, gjithsesi, është më mirë këtu se diku tjetër".

Pasi gjendja e pacientit është stabilizuar, studentët marrin vlerësimin e pedagogëve për punën e tyre dhe nxjerrin mësime që do t'u vlejnë për punën në klinika e spitale. //iç//

XS
SM
MD
LG