Lidhje

Serbia miraton ligj të debatueshëm për median


Parlamenti i Serbisë ka miratuar një ligj të ri të fortë dhe të debatueshëm për mediat që do të ndëshkonte shpifjet me gjoba të rënda.

Kritikët thonë se ky ligj do rrezikonte lirinë e gazetarëve.

Në rastet e shpifjeve nga gazetat ose revistat, legjislacioni siguron dënime që kapin shumën e të ardhurave një javore nga tirazhi dhe reklamat. Mediat elektronike do të ndeshen me gjoba që kapin vlerën e fitimeve të tyre nga reklamat e internetit.

Organizatat ndërkombëtare dhe shoqatat e medias thonë se ligji i ri nuk është demokratik.

Përfaqësuesi në Beograd i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka shprehur shqetësimet e tyre duke thënë se kërcënimi me gjoba të mëdha mund të çojë në auto censurë apo madje edhe mbylljen e disa agjencive të medias në Serbi.//kk//

XS
SM
MD
LG