Lidhje

Shpërthim bombe pranë bursës së Athinës dhe në Selanik


Në Greqi, policia e Athinës tha se një bombë e vendosur në një mikrobuz shkaktoi dëme të mëdha tek bursa e kryeqytetit dhe objekte të tjera në atë zonë.

Një bombë tjetër e aktivizuar po sot në mëngjes shkaktoi dëme të vogla në një ndërtesë qeveritare në qytetin verior të Selanikut. Nuk ka njoftime për viktima.

Shpërthimi në Athinë shkaktoi dëme në bursën e Athinës dhe në godinat aty pranë si dhe shkatërroi disa makina të parkuara aty. Një kalimtar i rastit u plagos lehtë. Një telefonatë paralajmëruese në një gazetë të Athinës bëri që policia të bllokonte zonën para shpërthimit.

Zyrtarët thanë se bursa e Athinës u hap sot dhe funksionoi normalisht. Zyrtarët qeveritarë dyshojnë se grupe të majta terroriste kryen shpërthimet, por deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

XS
SM
MD
LG