Lidhje

Iran, miratohet ministri i ri i mbrojtjes, kërkohet nga Interpoli


Parlamenti i Iranit miratoi 18 kandidatë nga kabineti prej 21 anëtarësh i presidentit Mahmoud Ahmadinexhad, mes tyre edhe një ministër të mbrojtjes i akuzuar për pjesëmarrje në shpërthimin e vitit 1994 në Argjentinë.

Deputetët votuan me shumicë dërmuese votash për miratimin e Ahmad Vahidit, i cili kërkohet nga Interpoli për hedhjen në erë të një qendre hebraike në Buenos Aires, ku u vranë 85 veta.

Disa anëtarë të parlamentit thirrën "vdekje Israelit" pasi Vahidi mori më shumë vota se çdo kandidat tjetër i kabinetit.

Deputetët miratuan gjithashtu një grua si anëtare të kabinetit, e para grua që nga revolucioni islamik i vitit 1979. Marzie Dasjerdi do të drejtojë ministrinë e shëndetësisë. Pas votimit ajo tha se “gratë kanë arritur një ëndërr të shumëpritur”.

Kandidaturat për ministrinë e energjisë, të arsimit dhe të mirëqënies sociale u kundërshtuan. Dy prej kandidateve ishin femra. //ii

XS
SM
MD
LG