Lidhje

Zhak Barrot: Vendet e  BE-së duhet t'u hapin dyert refugjatëve


Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Zhak Barrot u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të hapin dyert për më shumë refugjatë nga vendet në zhvillim, pavarësisht nga ndjenjat kundër emigrantëve si pasojë e krizës ekonomike globale.

Zoti Barrot, njëkohësisht përgjegës për çështje të drejtësisë, lirisë dhe sigurimit, tha dje se Bashkimi Evropian duhet të bëhet shembull i humanizmit dhe të qëndrojë përkrah vendeve që strehojnë një numër të madh refugjatësh. Shumë njerëz nga vendet në zhvillim në Azi e Afrikë ikin për t’i shpëtuar varfërisë dhe luftrave. Barrot thotë se për shumë prej tyre, kthimi në atdhe nuk është alternativë. Ai tha se rivendosja e tyre në vende të treta është e vetmja zgjidhje.

Një projekt plan i Bashkimit Evropian për rivendosjen e refugjatëve do të shtonte bashkëpunimin mes 27 vendeve anëtare të BE-së për caktimin e numrit të refugjatëve që do të pranoheshin cdo vit dhe nga cilët vende.

Deri tani, vetëm 10 vende anëtare të BE-së kanë plane për risistemimin e refugjatëve./a/

XS
SM
MD
LG