Lidhje

Gjashtë të vdekur nga shpërthimi i një fabrike municionesh në Serbi


Një shpërthim në një fabrikë municionesh në perëndim të Beogradit ka shkaktuar vdekjen e gjashtë personave dhe plagosjen e 10 të tjerëve.

Policia thotë se pati të paktën katër shpërthime në fabrikën Prvi Partizan mbrëmë në qytetin Uzhice dhe se zjarrfikësit i kanë shuajtur flakët.

Policia thotë se shkaku i shpërthimit është nën hetim.

Prvi Partizan është kompleksi më i madh i municioneve në Serbi, ku prodhohen plumba dhe artikuj të tjerë të ngjashëm për policinë dhe gjahtarët.//kk//

XS
SM
MD
LG