Lidhje

Uashington Post: Komandati i NATO-s shkeli rregullat në sulmet në Afganistan


Gazeta Washington Post thotë se një komandant gjerman në Afganistan mund të ketë shkelur rregullat e Natos kur urdhëroi sulmin ajror që vrau civilë në Konduz.

Gazeta thotë se rregullat nuk lejojnë të vihen në shënjestër civilë bazuar vetëm në një burim informacioni.

Gazeta thotë se oficeri gjerman morri video nga një avion amerikan që tregonin imazhe jo të qarta të njerëzve përreth dy çisternave të naftës të rrëmbyera nga talebanët. Por në video nuk dukej qartë në se njerëzit kishin armë.

Washington Post thotë se një informator afgan këmbënguli që të gjithë njerëzit ishin kryengritës.

Sipas gazetës një mision faktmbledhës i Natos llogarit të jenë vrarë 125 persona. Të paktën 24 nuk ishin kryengritës. //mm//

XS
SM
MD
LG