Lidhje

Filipine: 5 të vdekur, 60 të zhdukur pas fundosjes së një trageti


Rojet detare në Filipine thanë se 900 veta u shpëtuan nga një traget që u fundos në bregun jugor të vendit.

Zyrtarët thanë se pesë persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë figurojnë të humbur. Autoritetet arritën të transferojnë shumicën e pasagjerëve në një anije tjetër para se trageti të fundosej.

Autoritetet thanë se trageti filloi të lëkundej para agimit në Gjirin Siokon në provincën Zamboanga del Norte. Kapiteni urdhëroi pasagjerët të largoheshin nga anija. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një ekip mjekësor për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.//mm//

XS
SM
MD
LG