Lidhje

Një tërmet trondit Shqipërinë, epiqendra në verilindje


Një tërmet prej 5,4 gradë të shkallës Richter goditi afër mesnatës Shqipërinë. Epiqendra e tij ishte në Fshatin Gjoricë të Peshkopisë në verilindje të vendit, por lëkundjet e forta u ndjenë në shumë qytete përfshirë edhe Tiranën.

Nga tërmeti janë shkatuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka patur viktima në njerëz. Sipas përllogaritjeve të pushtetit lokal janë afër 150 shtëpi të cilat janë praktikisht të pabanueshme në disa nga fshatrat e zonës. Ndërsa një numër disa herë më i madh banesash e godinash kanë pësuar dëme të lehta.

Autoritetet janë vënë menjëherë në lëvizje. Gjatë ditës së sotme helikopterë të nisur nga Tirana kanë cuar ndihmat e para ne zonat e prekura, cadra si dhe furnizime me pako me ushqime. Pasdite në zonën e goditur nga tërmeti shkoi edhe kryeministri Sali Berisha për të parë nga afër situatën.

Sipas shërbimit sizmiologjik shqiptar, tërmeti i mbrëmshm është më i fuqishmi në dyzet vitet e fundit që ka goditur zonën e Dibrës. Lëkundje të tjera, mbi 100 të tilla, kanë vazhduar gjatë gjithë natës dhe ditën e sotme por me një intensitet më të ulët. //ii

XS
SM
MD
LG