Lidhje

Afganistan: Sulm me raketë në Kabul, vriten 3 pjesëtarë të një familjeje


Policia në Afganistan thotë se një sulm me raketë në kryeqytetin e vendit, Kabul, goditi një shtëpi, duke lënë të vrarë 3 pjesëtarë të familjes.

Autoritetet thanë sot se raketa u hodh në orët e natës nga një pikë jashtë Kabulit dhe ra në pjesën perëndimore të qytetit. Një çift, burrë e grua, mbetën të vdekur së bashku me një prej fëmijëve.

Më parë, Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për një hetim të shpejtë dhe të hollësishëm nga Natoja lidhur me sulmin ajror që u krye me urdhër të komandës gjermane dhe që, sipas autoriteteve lokale, shkaktoi vdekje civilësh.

Goditja e së premtes kishte në shenjestër 2 cisterna karburanti që ishin rrëmbyer nga talebanët. Por ka njoftime se nga goditja e realizuar nga avionët amerikanë gjetën vdekjen edhe civilë.

Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Jozef Jung i doli në mbrojtje sulmit, duke thënë se talebanët do t'i kishin përdorur cisternat për të ndërmarrë sulme kundër ushtarëve gjermanë në një bazë të zonës./ap

XS
SM
MD
LG