Lidhje

Të paktën 8 të vrarë nga një sulm me makinë bombë në Irak


Policia në Irak tha se nga shpërthimi i një makine bombë humbën jetën të paktën 8 persona dhe u plagosën 15 të tjerë në qytetin Ramadi në pjesën perëndimore të vendit.

Zyrtarët thanë se sulmi i sotëm ndodhi në një postbllok në periferi të qytetit. 4 policë ishin mes të vdekurve. Ramadi ndodhet në provincën Anbar, e cila ka qënë bazë e kryengritësve.

Por dhuna ka rënë ndjeshëm pasi sunitë lokalë mbështetën ushtrinë amerikane në vitin 2006 për të luftuar al-Kaidën./ap

XS
SM
MD
LG