Lidhje

Kinë - Aksident në minierë, 35 te vrarë, 44 të bllokuar në galeri


Agjencia kineze e lajmeve Hsinua njofton se nga aksidenti në një minierë në krahinën Henan u vranë 35 minatorë dhe 44 të tjerë kanë mbetur të bllokuar në galeri.

Aksidenti ndodhi para agimit si rrjedhim i një shpërthimi në minierën e qymyrit pranë qytetit Pingdinshan. Shkaqet e shpërthimit nuk jepen, por thuhet se 14 minatorë arritën të shpëtonin duke dalë nga miniera. Njoftime të tjera nuk ka.

Minierat kinezë të qymurit janë të njohura për rrezikshmërinë e tyre të lartë. Vitin e kaluar nga aksidente në miniera në Kinë gjetën vdekjen mbi 3 mijë minatorë./a/

XS
SM
MD
LG