Lidhje

Momcillo Krajisnik do të vuajë dënimin në Britani


Gjykata e OKB-së për Krime Lufte ka dërguar në Britani një ish udhëheqës serb të Bosnjes të vuajë dënimin me 20 vjet burgim për krime kundër civilëve jo serbë.

Në vitin 2006 Gjykata e Hagës e gjeti fajtor Momcillo Krajisnik se mbante përgjegjësi në vdekjen e rreth 3 mijë myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjes si dhe për dëbimin nga shtëpitë e tyre në Bosnje-Hercegovinë të 100 mijë banorëve jo serbë.

Gjykata e dënoi Momcillo Krajisnikun me 27 vjet burgim. Në fillim të këtij viti, gjykata e liroi të pandehurin nga akuzat për vrasje dhe zhdukjen e njerëzve dhe e pakësoi me 7 vjet dënimin me burgim.

Momcillo Krajisnik ka qenë Kryetar i Parlamentit serbo boshnjak dhe aleat i ngushtë i ish-udhëheqësit serb të Bosnjes, Radovan Karaxhiç./ap.

XS
SM
MD
LG