Lidhje

Bullgari - korrupsion në shpërndarje tokash, ish-ministri nën akuza


Prokurorët bullgarë akuzuan ish ministrin e bujqësisë Valeri Cvetanov për shpërdorim pushteti në lidhje me një numër marrëveshjesh për shpërndarje tokash.

Valeri Cvetanov akuzohet për 15 marrëveshje për dhënie tokash që sipas prokurorëve i kanë shkaktuar shtetit dëme të konsiderueshme.

Cvetanov i ka mohuar akuzat. Nëse gjendet fajtor ai mund të dënohet me 8 vjet burgim.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov erdhi në pushtet në muajin korrik me zotimet për të luftuar korrupsionin.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian pezulloi një ndihmë prej 280 milionë dollarësh për Bullgarinë për shkak të mos trajtimit të çështjeve korruptive në nivele të larta qeveritare në Sofie dhe problemeve me krimin e organizuar./a/

XS
SM
MD
LG