Lidhje

Festivalet e pavarura


Muajt e verës janë të mbushur me veprimtari kulturore. Mes tyre janë festivalet e pavarura, tashmë traditë në shumë vende të botës. Në to marrin pjesë thuasje të gjithë, mjafton që të kenë dëshirë për të kënduar, kërcyer a luajtur teatër.

Festivalet e pavarura zunë fill në Skoci më 1947, kur 8 grupe teatrale u paraqitën pa u ftuar në festivalin ndërkombëtar të Edinbërgut. Që nga ajo kohë, cdo vit gjithnjë e më shumë artistë shkuan në atë qytet gjatë këtij festivale për të interpretuar jashtë ose për rreth zonës së caktuar zyrtarisht për zhvillimin e festivvalit ndërkombëtar.

Në vitin 1958, interpretuesit e festivaleve të pavarura krijuan shoqatën e tyre për të organizuar veprimtari artistike. Qëllimi kryesor i shoqatës së festivale të pavarura është për të mos patur një proces vendmarrjeje se kush mund të marrë pjesë në festival. Për shembull Festivali i pavarur i Edinbërgut është i hapur për të gjithë ata që duan të interpretojnë. Sot për sot, Festivali i pavarur i Edinbërgut është më i madhi në botë për nga numri i pjesmarrësve. Festivali zhvillohet në javët e para të gushtit dhe zgjat 3 javë. Në të përfshihen rreth 2 mijë shfaqje në 250 skena të ndryshme për rreth Edinbërgut, ku marrin pjesë mijëra interpretues shumica amatorë nga mbarë bota.

Vizitorët e shumtë mund të ndjekin atje, këngëtarë folklorikë si skocezja Xhejk Kogan, ose këngëtaren greke Marika Klambaci me muzikën e saj eksperimentale.

Festivale të pavarura zhvillohen sot në shumë vende si Britani, Kanada, Australi, Çeki a Singapor. Në Shtetet e Bashkuara zhvillohen rreth 20 festivale të tilla në shtete të ndryshme. Festivali i parë i pavarur amerikan u zhvillua në Orlando të Floridës. Disa festivale të pavarura si për shembull ai në Adelaide të Australisë, janë shumë të mëdhenj e më një traditë shumë vjeçare.

Festivali i pavarur që u zhvillua muajin e kaluar në kryeqytetin Uashington, hyri në vitin e katërt. Artistë popullorë të ardhur nga mbarë vendi kënduan, interpretuan kërcyen e recituan. Është një ngjarje, thonë organizatorët, ku njeriu harron çdo shqetësim dhe vetëm qesh, këndon e duartroket.

Hyrja në festivalet e pavarura është pa pagesë, por kur kërkohet bileta, çmimet e tyre janë tepër të ulta. Për festivale të tilla, organizatorët marrin fonde kryesisht nga komuniteti i biznesit, firma të ndryshme vendore dhe individë që me dhuratat e tyre shprehin frymën e ngrohtë dashamirëse që bashkohet me atë të organizatorëve dhe pjesmarrësve në festival.

XS
SM
MD
LG