Lidhje

Irani: Në bisedimet me fuqitë botërore nuk do të diskutohet programi bërthamor


Përfaqësuesi i Iranit në Agjencinë Bërthamore të Kombeve të Bashkuara tha se në bisedimet me fuqitë botërore nuk do të diskutohet për programin bërthamor të Iranit.

Media iraniane citoi sot Ali Asphar Soltanieh, i cili tha se Irani është i përgatitur të zhvillojë bisedime për çështje të tilla si përdorimi paqësor i energjisë bërthamore dhe parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore. Ai tha se Irani do të vazhdojë programin e pasurimit të uraniumit.

Dje, ministri i Jashtëm iranian, Manuchir Motaki, u dorëzoi paketën e propozimeve përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe gjashtë fuqive botërore që diskutojnë programin bërthamor të Iranit. Hollësitë e paketës nuk janë bërë të njohura. (ze)

XS
SM
MD
LG