Lidhje

BE i kërkon takim urgjent Iranit për çështjen bërthamore


Bashkimi Evropian ka kërkuar takim urgjent me Iranin për të diskutuar mbi programin e tij bërthamor të Teheranit.

Shefi i BE-së për politikën e jashtme, Havier Solana, tha sot se zyrtarët e Bashkimit kishin kontaktuar kryenegociatorin kryesor të Iranit për çështje bërthamore lidhur me propozimin e fundit iranian.

Në një deklaratë, zoti Solana tha se organizata kërkon të hapë bisedime “sa më parë që të jetë e mundur” dhe se Bashkimi Evropian vazhdon të jetë i përkushtuar për negociata të mirëfillta.

Propozimi iranian, që iu shpërnda diplomatëve të huaj dhe u publikua nga faqja elektronike PruPublica, bën thirrje për negociata gjithë-përfshirëse me Perëndimin dhe për të eliminuar kontradiktat. Por propozimi nuk përmend vetë programin bërthamor të Iranit.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka synime paqësore. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë e akuzojnë Iranin se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore.//lk

XS
SM
MD
LG