Lidhje

SHBA përshëndet marrëveshjen mes EULEX-it dhe Beogradit


Shtetet e Bashkuara përshëndetën dje marrëveshjen teknike të nënshkruar për bashkëpunimin policor mes Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ian Kelli thuhet se Kosova është një vend sovran dhe ky protokoll teknik nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Kosovës në luftën kundër krimit ndërkufitar.

“Shtetet e Bashkuara, vazhdon deklarata, janë të kënaqura që janë pjesë e EULEX-it dhe vlerësojnë EULEX-in për kryerjen e misionit, në përputhje me autorizimin dhe vizionin e autoriteteve të Republikës së Kosovës”.

Kjo marrëveshje mes misionit të BE-së dhe Ministrisë serbe përgjegjëse për bashkëpunimin policor, respekton plotësisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë se bashkëpunimi policor që do të konsolidohet nga kjo marrëveshje do të ndihmojë në luftën kundër krimit ndërkufitar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, një luftë për të cilën janë të angazhuara si Kosova edhe Shtetet e Bashkuara. //kk//

XS
SM
MD
LG