Lidhje

Afganistan: 50 luftëtarë talibanë të vrarë në përleshje me forcat e koalicionit


Një zyrtar ushtarak afgan tha se forcat e koalicionit vranë rreth 50 luftëtarë talebanë në një betejë që nisi pas një prite vdekjeprurëse që talibanët i bënë një autokolone të forcave të NATO-s dhe atyre afgane.

Zëdhënësi i ushtrisë afgane, Abdul Basir Gori tha se përleshja ndodhi dje në provincën perëndimore Farah.

Më parë gjatë së shtunës, në një pritë të talibanëve në këtë zonë u vranë dy ushtarë amerikanë dhe 7 afganë. Gori tha se forcat e koalicionit u përgjigjën me sulme ajrore. Nuk ka pasur njoftime të pavarura për vdekjen e talibanëve.

Në një tjetër zhvillim, dy ushtarë amerikanë u vranë të shtunën, gjatë bombardimeve në lindje të Afganistanit. Në sulme të tjera të ndërmarra nga militantët anembanë vendit u vranë të paktën 28 civilë dhe roje sigurie.

Dhuna është intesifikuar në Afganistan vitet e fundit pasi talibanët po luftojnë që të shtrijnë kontrollin e tyre në zonën jugore të vendit. Ushtria amerikane dhe forcat e Natos kanë përqëndruar një numër rekord trupash atje, në përpjekje për të ndihmuar forcat afgane që shtypin kryengritjen. //mm//


XS
SM
MD
LG