Lidhje

Hidhen në treg albumet e përpunuara të grupit "Beatles"


Bitëllsat po vihen sërish në qendër të vëmendjes me koleksionin e këngëve të tyre të ripërpunuara, si dhe me një lojë të re elektronike. Adhuruesit e këngëve të tyre jo vetëm mund të dëgjojnë muzikën e preferuar, por dhe mund të jenë pjesë e grupit, përmes lojës elektronike Beatles Rock Band.

Adoleshentët ranë në dashuri me ta 40 vjet më parë. Pyetja që shtrohet është: a do të kapin ethet e Bitëllsave dhe brezat më të rinj...?

Gjithë repertori i këngëve të Bitëllsave, realizuar mes viteve 1963 -1970 është ripërpunuar në mënyrë dixhitale dhe është gati tani për xhiron e botës.

Në Japoni, e ashtuquajtura BeatleMani ndihet kudo.Edhe amerikanët po presin daljen e repertorit të plotë të Bitëllsave.

Adhuruesit mund të blejnë Cd e riprodhuara nëpër dyqane apo përmes internetit. Por çmimi duket se do t’i mbaj paksa larg adhuruesit e muzikës. Një kuti me Cd kushton 260$.

Një brez më i ri mund t’i njohë dhe më personalisht Bitëllsat përmes lojës së re elektronike Beatles Rock Band.

Brian Hiat i revistët Rrolling Stone thotë se Bitëllsat u përfshinë me vonesë në erën e re të medias.

“ Është e pazakontë. Është thellësia e Bitëllsave që na kanë lejuar të njohim muzikën e tyre. Pra është arritje e mirë”. - thotë ajo

Kjo lojë elektronike lejon lojtarët që të bëhen pjesë e grupit, në regjistrimet e vërteta të këngëve të Bitëllsave. Loja i vendos lojtarët në skenë me Xhonin, Polin, Xhorxhin dhe Ringon, dhe i jep lojtarit mundësinë të përjetojë një përvojë të viteve 1960.

“ Loja gjithashtu sjell historinë e muzikës në realitet, duke sjellë pjesë të padëgjuara më parë nga regjistrimet në studio të pjestarëve të Bitëllsave”.- thotë Giles Martin, producent muzikor.

Krijuesit e kësaj loje shpresojnë se adhuruesit e rinj do të dashurohen pas këtyre Bitëllsave virtualë, po aq sa dhe prindërit e tyre ishin mbas Bitëllsave të vërtetë më shumë se 40 vjet më parë. //mm//

XS
SM
MD
LG