Lidhje

SHBA, për herë të parë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut


Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut hapi sot një sesion të ri, në të cilin Shtetet e Bashkuara marrin pjesë për herë të parë si anëtare me të drejta të plota.

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Esther Brimmer i tha këshillit se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me këmbëngulje për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Ajo tha se Amerika u zgjodh si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në muajin maj, pasi kishte ndjekur për shumë vjet procedurat e tij si vëzhguese.

Administrata e Presidentit Bush refuzoi të merrte pjesë si anëtare aktive e këtij këshilli, duke pretenduar se ai ishte nën kontrollin e shkelësve të të drejtave të njeriut si Kuba, Egjipti dhe Pakistani.

Ajo kundërshtoi gjithashtu qendrimin e Këshillit ndaj atyre që ai i konsideronte shkelje të të drejtave të njeriut nga Izraeli.//lk

XS
SM
MD
LG