Lidhje

Shtohen mosmarrëveshjet tregtare mes SHBA dhe Kinës


Kina thotë se do të kontrollojë nëse Shtetet e Bashkuara po përdorin metodën e “uljes” për pjesët e këmbimit të makinave dhe mishin e pulave në tregun kinez ndërkohë që shtohen mosmarrveshjet tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit. Termi “ulje” nënkupton shitjen e të mirave materiale jashtë vendit me një çmim më të ulët sesa brenda tregjeve brenda vendit.

Ministria kineze e tregtisë thotë se tregtarët amerikanë të mishit të pulës dhe pjesëve të këmbit të makinave mund të jenë duke përfituar nga subvencionet qeveritare dhe ndikuar negativisht në industrinë e brendëshme kineze. Shtepia e Bardhë bëri të njohur të premten se do të shtojë tarifën ndaj importeve kineze të gomave pas apelit që punonjësit e metalurgjisë amerikane i bënë presidentit Barak Obama.

Sindikatat u ankuan se shtimi i tregtisë kineze të gomave në Shtetet e Bashkuara u ka kushtuar punën mijëra amerikanëve. Kina thotë se kjo lëvizje bie ndesh me rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe është pjesë e pretektonizmit që do të vështirësojë ripërtëritjen ekonomike globale. //kh//

XS
SM
MD
LG