Lidhje

Presidenti Topi dekreton qeverinë e Kryeministrit Berisha


Në Shqipëri presidenti Bamir Topi dekretoi sot kabinetin e ri qeveritar të propozuar nga kryeministri Sali Berisha. Lista me emrat e të 15 ministrave iu dorëzua presidentit javën e shkuar.

Në qeverinë e re bejne pjesë tre ministra të Lëvizjes socialiste për Integrim ku kryetari i saj Ilir Meta do të jetë zëvendëskryeministër.

Po ashtu në kabinetin e ri është edhe aleatja i djathtë e Partisë Demokartike, Partia Republikane.

Pritet që në ditët e ardhshme kryeministri Sali Berisha të paraqitet në parlament për të marrë miratimin për qeverinë e tij por edhe për programin politik.//lk

XS
SM
MD
LG