Lidhje

Shqipëri: Kryeprokurorja Ina Rama komenton mbi çështjen Mediu


Në Shqipëri prokurorja e përgjithshme Ina Rama bëri sot një koment të shkurtër mbi vendimin e djeshëm të Gjykatës së Lartë e cila pushoi procedimin penal ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për shkak të imunitetit të tij të ri parlamentar, pas rizgjedhjes si deputet.

"Është një interpretim i normave kushtetuese dhe proçedurale që ka bërë Gjykata e Lartë. Ne kemi mbajtur një qëndrim të ndryshëm në seancë gjyqësore, kemi dhënë dhe argumentat, por në fund të fundit është Gjykata ajo që vendos."

Kryeprokurorja nuk dha shpjegim nëse do të kërkohet heqja sërish e imunitetit. Sipas ekspertëve organi i akuzës nuk ka asnjë pengesë ligjore për ta ndërmarrë sërish këtë hap dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë mbyllja e çështjes ndaj ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu do të ishte vetëm shprehje e vullnetit të prokurorisë për të mos vazhduar më tej me këtë dosje.

Zoti Mediu u akuza për shpërdorim detyre në përfundim të hetimeve për shpërthimin e marsit të vitit të kaluar në një qendër çmontimi municionesh në Gërdec, ku për pasojë humbën jetën 26 persona.

XS
SM
MD
LG