Lidhje

Përpjekje për takim mes udhëheqësve izraelitë e palestinezë


I dërguari i amerikan në Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçëll pritet të takohet sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentin palestinez Mahmud Abas.

Zoti Miçëll ndodhet në Lindjen e Mesme me mision për të bindur udhëheqësit izraelitë e palestinezë që të marrin pjesë në bisedimet tripalëshe me zyrtarë amerikanë gjatë sesionit të asamblesë së përgjithëshme të OKB-së këtë javë në Nju Jork.

Palestinezët kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në bisedime nëse Izraeli nuk ndalon ndërtimin e shtëpive në territoret që palestinezët thonë se i takojnë shtetit të ardhshëm palestinez./a/

XS
SM
MD
LG