Lidhje

Sulm ndaj makinave të EULX-it pranë Gjilanit


Persona të paidentifikuar në Kosovë qëlluam me bomba zjarri dy makina të misionit të Bashkimit Evropian, duke djegur një prej tyre dhe duke shkatërruar një tjetër.

Sulmi i sotëm pranë Gjilanit kryhet vetëm disa ditë pasi misioni i BE-së në Kosovë nënshkroi protokollin me Serbinë për luftën kundër krimit të organizuar.

Në fillim të kësaj jave, rreth një mijë vetë marshuan në Prishtinë në një demostrim proteste kundër marrëveshjes, që sipas tyre minon sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe e ndan vendin sipas grupeve etnike.

Marrëveshja e nënshkruar të premten e kaluar parashikon shkëmbimin e informacionit teknik mes misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe policisë serbe, në përpjekje për të luftuar kontrabandën dhe krimin e organizuar.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri, Hashim Thaçi, e kanë kundërshtuar fuqimisht marrëveshjen.

Ata këmbëngulën se çdo marrëveshje e misionit me Serbinë duhet të ketë patjetër miratimin e qeverisë së Kosovës. //lk

XS
SM
MD
LG