Lidhje

Manuel Barroso zgjidhet për një mandat të dytë si Presidenti i KE-së


Parlamenti Evropian votoi për t’i dhënë një mandat të dytë 5-vjeçar Presidentit të Komisionit Evropian Hoze Manuel Barrozo. Parlamenti prej 736 anëtarësh e zgjodhi zotin Barrozo sot në mëngjes, me 382 vota pro dhe 219 kundër, pjesa tjetër e ligjvënësve abstenoi. Zotit Barrozo i nevojitej vetëm shumica e thjeshtë e votave për t’u rizgjedhur.

Zoti Barrozo, një politikan i krahut të djathtë, ish-kryeministër i Portugalisë, kishte siguruar mbështetjen nga të gjitha qeveritë e Bashkimit Evropian prej 27 anëtarësh dhe ishte kandidati i vetëm për këtë post. Në një fjalim që mbajti dje në Parlamentin turk, zoti Barrozo premtoi se do të ruajë vlerat sociale dhe demokratike evropiane, do të mbrojë vendet e punës dhe do të eliminojë hendekun gjinor në pagesë dhe do të reformojë sektorin financiar.

Ai po ashtu premtoi ta ndryshojë strukturën e Komisionit, duke caktuar komisionerë për drejtësinë, të drejtat themelore dhe liritë civile. Ligjvënësit e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve nuk e mbështetën zotin Barrozo dhe patën bërë thirrje për një ndryshim të drejtimit në Bashkimin Evropian.//lk

XS
SM
MD
LG