Lidhje

Nënpresidenti Bajden në ditën e dytë të vizitës në Irak


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden po takohet me zyrtarë irakianë në ditën e dytë të vizitës së tij në Bagdat, ku një sulm me mortajë vrau dy njerëz pak pas mbërritjes së tij atje dje.

Bisedimet e zotit Biden po përqendrohen te planet Irakut për të mbajtur zgjedhje parlamentare në janar.

Më parë, ushtria amerikane tha se trupat amerikane dhe irakiane ndaluan tre militantë të dyshuar për sulmin e djeshëm me mortajë në Zonën e Gjelbër të Bagdatit, që është distrikti qeveritar i Bagdatit.

Policia irakiane tha se një prej 4 predhave gabuan objektiv dhe goditën një apartament, duke vrarë dy civilë.

Nuk ka patur njoftime për dëme brenda Zonës së Gjelbërt. Një grup vëzhguesish amerikanë tha se përgjegjësinë për sulmin e mori një fraksion militant, Ushtria e Muxhahedinëve, me një deklaratë të vendosur në internet. //ii

XS
SM
MD
LG