Lidhje

Medvedev: Rusia, më e vemendshme ndaj shqetësimeve të Amerikës


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha se vendi tij do të jetë më i vemendshëm ndaj shqetësimeve të Amerikës pas vendimit të Presidentit Obama për të braktisur planet e sistemit të mbrojtjes nga raketat në Evopën qendrore.

Presidenti Medvedev tha se fakti që autoritetet amerikane i kushtuan vemendje shqetësimeve ruse lidhur me instalimet e mundëshme kundër raketave në Poloni dhe në Republikën Çeke, tregon se Rusia duhet të dëgjojë më me vëmendje partnerët amerikanë. Por në komentet që bëri për gazetarët zviceracë, zoti Medvedev tha se Rusia nuk është e interesuar për “kompromise primitive”, siç u shpreh ai.

Në komentet e bëra po dje kryeministri rus, Vladimir Putin tha se shpreson se do të pasojnë masa të tjera që do të përmirësojnë marrëdhëniet.

Presidenti Obama njoftoi dje anulimin e planeve për sistemin e mbrojtjeve nga raketat në Poloni dhe Republikën Çeke në favor të asaj që e quajti një përqasje të re për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se sistemi i ri do të përfshijë sensorë dhe interceptorë në Evropën veriore dhe jugore si dhe raketat në anije. Rusia e kishte kundërshtuar me forcën sistemin e mëparshëm si një kërcënim ndaj sigurisë së saj. (ze)

XS
SM
MD
LG