Lidhje

Presidenti Obama për ekonominë globale


Presidenti Barak Obama tha se ekonomitë kryesore botërore kanë marrë hapa të rëndësishëm për t’iu përgjigjur krizës financiare por ka nevojë për më shumë punë.

Në fjalimin e tij të përjavshëm presidenti tha se në takimin e fundit të grupit të 20shes u pasqyrua një bashkëpunim i shkëlqyer ndërkombëtar dhe u morrën masa për të përballuar krizën financiare dhe për të ndihmuar ekonomitë e botës.

Zoti Obama tha se takimi tjetër i grupit të 20shes javën e ardhshme në Pitsburg do të rishikojë hapat e ndërmarra nga secili vend për të tejkaluar krizën globale.

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet të tjera duhet të mbyllin hendekun në rregulloret që çuan në krizën financiare.

Ai tha se përpjekjet kryesore në Shtetet e Bashkuara do të jenë në krijimin e Agjencisë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorëve që do të parandalojë huadhënësit të keq-informojnë klientët e tyre. //kh//

XS
SM
MD
LG