Lidhje

Besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Madh


Shumë myslimanë në të gjithë botën po festojnë ditën e parë të Bajramit të Madh, ditë që shënon fundin e një muaj agjërimi.

Sot në Arabinë Saudite, mijëra njerëz u mblodhën në Mekë për lutjet e mëngjesit që shënojnë edhe fundin e muajit të Ramazanit.

Mbreti Abdullah i Jordanisë iu bashkua ceremionisë së lutjeve në portin Akaba të Detit të Kuq. Besimtarë të tjerë myslimanë morën pjesë në lutjet në Egjipt dhe Irak.

Në Uashington, presidenti Barak Obama publikoi një deklaratë ku përshëndeste myslimanët me këtë rast, duke e quajtur këtë një ditë për të festuar dhe për të kujtuar ata më fatkeqët.

Fillimi i Bajramit tre ditor ndryshon në komunitete dhe vende të ndryshme myslimane, në varësi të hënës së re./ap.

XS
SM
MD
LG