Lidhje

SHBA: Përpjekje për rifillimin e bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme


Presidenti Obama po përpiqet të rifillojë bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme me një takim mes udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë. Takimi do të zhvillohet gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Zoti Obama do të takojë kryeministri Benjamin Netanyahu dhe presidentin Mahmud Abas veças dhe pastaj së bashku.

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme George Mitchell tha se takimi i përbashkët tregon angazhimin e thellë të presidentit Obama për një paqe të qëndrueshme në rajon.

Zoti Mitchell u kthye në Shtetet e bashkuara pas përpjekjeve të dështuara për të zgjidhur pengesën kryesore të bisedimeve – vendbanimet izraelite në Bregun Perendimor dhe Jerusalem./ap.

XS
SM
MD
LG