Lidhje

Moska, plane për të shtuar patrullimet në brigjet e Abkazisë


Sipas një njoftimi të medias ruse, Moska ka në plan të përforcojë në mënyrë të konsiderueshme patrullimet në brigjet e republikës separatiste gjeorgjiane të Abkazisë.

Shërbimi Federal rus i Sigurisë i tha agjencisë së lajmeve Interfax se do të dërgojë deri në 10 barka patrullimi në rajon, por nuk tha se kur ato do të mbërrinin.

Anijet ruse kanë patrulluar Detin e Zi pranë brigjeve të Abkazisë që pas konfliktit të shkurtër vitin e kaluar me Gjeorgjinë për një rajon tjetër separatist, Osetinë Jugore.

Rusia i ka njohur të dyja republikat si vende të pavarura dhe po kërcënon se do të ndalojë anijet gjeorgjiane që të hyjnë në ujrat e Abkazisë.//kk//

XS
SM
MD
LG