Lidhje

Gjenerali Mekristal paralajmëron për disfatë në Afganistan, pa trupa shtesë


Komandanti i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan paralajmëroi se misioni ushtarak i atjeshëm ka mundësi të përfundojë me dështim nëse brenda vitit të ardhshëm nuk dërgohen trupa të tjera.

Gazeta Washington Post botoi në faqen e saj të Internetit sot pjesë të një analize josekrete të gjeneralit Stenli Mekristëll për gjendjen në Afganistan.

Gjenerali shkruan se burimet e pamjaftueshme rrezikojnë të çojnë në një konflikt më të gjatë dhe më të kushtueshëm që ndoshta do të përfundonte me disfatë.

Por ai thekson se suksesi në Afganistan ende është i mundshëm nëse forcat ushtarake e sprapsin vrullin e tanishëm të kryengritjes.

Gjenerali Mekristëll shkruan se vemendja duhet të përqendrohet në rëndësinë e një qeverisjeje më të mirë, si dhe rritjen dhe përmirësimin e Forcave të Sigurimit Kombëtar të Afganistanit.

Ai thotë gjithashtu se në burgjet e Afganistanit ka më shumë kryengritës për metër katror se sa kudo gjetkë në vend.

Gjenerali Mekristëll thotë se këta të burgosur janë duke radikalizuar tani të burgosurit e tjerë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, u tha gazetarëve sot se Presidenti Barak Obama dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare po e diskutojnë raportin e gjeneralit MekKristëll.

Komandanti më i lartë i trupave amerikane dhe të Natos në Afganistan paralajmëron se misioni ndërkombëtar në atë vend ka gjasa të përfundojë me dështim nëse nuk dërgohen trupa shtesë brenda vitit të ardhshëm.

Gazetat Washington Post dhe New York Times botuan dje pjesë të një analize sekrete që kishte bërë Gjenerali Mekristal. Gjenerali shkruante se mungesa e burimeve të nevojshme do të çojë në një konflikt më të gjatë dhe më të kushtueshëm, që ka gjasa të përfundojë në disfatë.

Por ai shton se suksesi në Afganistan është ende i arritshëm, nëse forcat ushtarake mund të ndryshojnë inercinë që ka marrë kryengritj.

Presidenti Barak Obama dhe ekipi i tij i sigurimit kombëtar po shqyrtojnë raportin e Gjeneralit, të cilin ai ia paraqiti më 30 gusht Sekretarit të Mbrojtjes Robert Gates. Presidenti po përpiqet të vendosë nëse duhet të dërgojë trupa shtesë në Afganistan.

Sekretari Gejts tha se nevojitet më shumë kohë për të vendosur mbi nivelin e trupave. //ad//

XS
SM
MD
LG