Lidhje

Kostoja e kujdesit shëndetësor për pacientët e siguruar


Rreth 65 për qind e amerikanëve kanë sigurime private shëndetsore, që duhet të paguajë për kujdesin e tyre shëndetsor, duke filluar nga vizitat rutinë tek mjeku deri tek sëmundje serioze. Por edhe njerëzit me sigurimet më të mira shëndetsore, mësojnë kur është tepër vonë se kompanitë e sigurimeve mund të refuzojnë të paguajnë për procedura të nevojshme mjeksore. Beteja e familjes së dy vjeçarit Aram Williams me të ashtuquajturin mbulim jo të plotë bëri që ata të mbështesin reformën e kujdesit shëndetsor.

Dy vjeçari Aram Williams luan me vëllanë e madh. Është vështirë ta imagjinosh që para një viti ai luftonte me vdekjen pas një operacioni në zemër.

“Për shkak të difekteve të tij shumë të mëdha, mjekët nuk mund ta imagjinonin se Aram mbijetoi jashtë spitalit për 9 muaj”.

Nëna e Aram, Jarene, thotë se ajo që filloi si një vizitë në spital për një bebe me grip, me të shpejtë u shndërua në diçka shumë më serioze. Jarene thotë se nuk ka qënë një përvojë e lehtë, veçanërisht pagimi nga kompania e sigurimeve e faturave të spitalit.

“Spitali ku shkuam ne bashkëpunon me kompaninë tonë të sigurimeve, por specialistë të ndryshëm nuk e bëjnë këtë dhe si rezultat be filluam të mernim fatura të papritura. Ne nuk i prisnim këto fatura meqë ishim të siguruar”.

Gjendja u përkeqësua kur një mjek i dha familjes Williams recetë për ilaçin e njohur Viagra për të kuruar një problem në mushkëri. Ky ilaç përdoret për një sërë sëmundjesh.

“Mjeku i Aromit shkroi një letër të gjatë për të shpjeguar nevojën e këtij ilaçi, madje ne dërguam edhe gjithë historinë e tij shëndetsore. Megjithatë, kompania e sigurimeve nuk pranoi të paguante për këtë ilaç, që është shumë i rëndësishëm”.

Pa ndihmën e kompanisë së sigurimeve, familjes së Aramit i duhej të paguante rreth 600 dollarë në muaj për këtë ilaç përveç 5 mijë dollarëve në vit për vizitat tek mjeku që ata paguanin.

Ashtu si Aram, shumë pacientë të tjerë e gjejnë veten duke negociuar me kompaninë e sigurimeve në mënyrë që të sigurojnë kujdesin shëndetsor që ata kanë nevojë.
Dr. David Woolsey thotë se çdo ditë ai ndeshet me probleme financiare në sektorin e urgjencës në spitalin Jackson Memorial në Majemi.

“Një prej bukurive të punës time është se unë punoj në një spital, që ka të gjitha pajisjet e duhura mjeksore dhe mund të zhvillojë të gjitha procedurat mjeksore. Unë e kaloj gjysmën e ditës duke biseduar me njerëzit rreth nevojave të tyre mjeksore, kostos dhe procedurave që atyre u duhen, por nuk mund t’i bëjnë sepse nuk paguajnë dot”.

Përkrahësit e reformës së kujdesit shëndetsor thonë se shumë shpesh ana financiare është një faktor nëse dikush mer apo jo kujdesin shëndetsor, që do t’i shpëtonte jetën. Objektivi kryesor i reformës është që më shumë njerëz të jenë të siguruar dhe kompanitë e sigurimeve të mbulojnë pacientët.

Në bazë të sistemit të tanishëm, Dr. Woolsey thotë se pacientët janë më shumë të shqetësuar rreth kursimeve se sa rreth shëndetit. Jo të gjithë mendojnë se reforma e kujdesit shëndetsor do të garantojë mbulim më të mira nga kompanitë e sigurimeve. Kritikët thonë se shtimi i presionit nga qeveria mbi kompanitë private të sigurimeve mund të dëmtojë njerëzit, që janë të kënaqur me sigurimet e tyre, si për shembull protestuesja Xhudi Smith.

“Mbulimi që ne kemi mund të ndryshojë sepse burri ende më punon dhe sigurimet që kemi mund t’i humbasim”.

Për Aram, kompania e sigurimeve më në fund ofroi të paguante për ilaçin Viagra vetëm pasi nëna e tij foli hapur. Ai nuk ka nevojë më për këtë ilaç, megjithatë nevojat e tij për mjekun nuk kanë marrë ende fund.

“Ende jemi në rrezik të hyjmë në borxh sepse nuk mund të paguajmë pjesën tonë për shëndetin e fëmijës megjithëse jemi të siguruar. Kjo është diçka e frikëshme”.

Jarene është e kënaqur që familja e saj është e siguruar, dhe ajo e di se shumë familje të tjera nuk janë me fat.

“Mund të thuhet me siguri se gjysma e falimentimeve janë të lidhura me shpenzimet mjeksore dhe kjo është gabim. Me siguri që ne mund ta përmirësojmë gjendjen”.

Familja e Aramit është gjithashtu e shqetësuar se kompania e sigurimeve mund të përjashtojë nga mbulimi gjendjen shëndetsore të djalin 2 vjeçar për shkak të ngritjes së kostos. Dhe kjo është pjesërisht arsyeja që Jarene mbështet reformën në kujdesin shëndetsor.

Çështje të tilla janë në rrezik, ndërsa debati mbi reformën në kujdesin shpëndetsor vazhdon në Kongres gjatë javëve të ardhshme. //ad//

XS
SM
MD
LG