Lidhje

TIA: Nevojitet transparencë mbi financimin e partive në Shqipëri


Në Shqipëri dega lokale e organizatës Transparency International shprehur sot shqetësim lidhur me mungesën e transparencën mbi fondet që partitë politike shqiptare kanë përdorur gjatë fushatës zgjedhore.

Transparency International Albania, (TIA) shprehet se një ndër problemet e mëdha në Shqipëri mbetet përdorimi i fondeve publike, një shqetësim i ngritur edhe nga raportet ndërkombëtare. Edhe raporti përfundimtar mbi zgjedhjet i ODIHR kërkon një përmirësim ligjor dhe përforcim të masave për kontrollet mbi financimin e partive.

Kodi Zgjedhor shqiptar parashikon caktimin nga KQZ të ekspertëve kontabël që të ushtrojnë kontrolle mbi llogaritë e partive. TIA kërkon që një ligj I ri për këtë cështje të përfshijëtransparencën financiare të partive politike edhe gjatë periudhës mes dy zgjedhjeve. //ad//

XS
SM
MD
LG