Lidhje

President Obama: Udhëheqësit botërorë duhet të bashkëpunojnë


Presidenti amerikan Barak Obama po u bën thirrje udhëheqësve botërorë që të bashkëpunojnë për zgjidhjen e problemeve globale. Presidenti Obama thotë se tani është koha për një frymë të re partneriteti.

Presidenti Obama i bëri këto komente gjatë një fjalimi në konferenën e Nismës Globale të Klintonit, forum i krijuar nga ish presidenti Bill Klinton për të nxitur udhëheqësit shtetërorë, afaristë, akademikë dhe nga fusha të tjera që të të bashkojnë forcat për të trajtuar sfidat globale.

Presidenti Obama e bëri të qartë se ai beson në objektivin e kësaj nisme.

“Në se doni të sillni ndryshime në botë, ju nuk mund ta bëni këtë thjesht duke i thënë dikujt tjetër për t'i bërë. Ju nuk mund të mbani leksione për këto objektiva dhe të prisni që dikush tjetër t’i përmbushë ato. Ju duhet të veproni vetë. Ju duhet të shërbeni”.

Presidenti Obama tha se grupe si Nisma Globale e Klintonit po sjellin ndryshime në mbarë botën duke punuar me biznese për të pakësuar grazrat karbonikë, duke ndihmuar e forcuar sipërmarrësit me hua të vogla dhe duke u dhënë shpresë disa prej fëmijëve më të varfër të botës.

“Ky është kuptimi i shërbimit. Ky është ndryshimi qe ne mund të sjellim kur nuk harrojmë humanizmin e përbashkët, kur përqafojmë përgjegjësitë e përbashkëta, kur njohim të ardhmen tonë të përbashkët”.

Presidenti Obama tha një sërë fjalësh lavdërimi për pararadhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Bill Klinton, duke shtuar se Nisma Globala e Klintonit ka ndryshuar jetën e më shumë se 200 milionë njerëzve në më shumë se 150 vende të botës.

Presidenti Obama tha se një kontribut i tillë është gjithmonë i mirëserdhur, por tani më shumë se kurrë.

“Në kohë të vështira ekonomike, angazhimi juaj kurrë nuk ka qënë më i nevoshëm dhe kurrë nuk ka qënë më frymëzues sesa sot”.

Në takimin e Nismës Globale të Klintonit folën edhe kryministra nga vende të ndryshme siTurqia, Australia, e Holanda dhe presidentë nga Artgjentina e Kili. Në takimin vjetor të kësaj nisme në Nju Jork morrën pjesë edhe drejtorët e dy firmave të mëdha ndërkombëtare, Walmart e Koka-Kola./a/

XS
SM
MD
LG