Lidhje

Financial Times: Kina po furnizon Iranin me benzinë


Në një artikull të gazetës britanike "Financial Times" thuhet se kompani shtetërore kineze po e furnizojnë Iranin me benzinë, një zhvillim që mund të minojë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ushtruar presion ndaj Teheranit, që ai të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Në artikull thuhet se kompanitë kineze ja shesin gazin kompanive të ndërmjetme dhe shitjet përbëjnë deri në një të tretën e importeve të gazit të Iranit. Raporti bazohet tek njoftimet e bankierëve dhe tregtarëve të naftës, që nuk përmenden.

Shitjet e gazit kinez Iranit mund t'i ndërlikojnë përpjekjet nën udhëheqje amerikane për ta izoluar qeverinë iraniane përmes sanksioneve të ashpëra ekonomike. Shitja e karburanteve Iranit tani është e ligjshme.

Zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar vendosjen e sanksisoneve ndërkombëtare ndaj tregtisë, për ta detyruar Iranin t'i ndalë aktivitetet e tij bërthamore. Shtetet perëndimore e akuzojnë Iranin se përpiqet të ndërtojë fshehurazi armë bërthamore, gjë që Irani e mohon. Të dërguarit e fuqive më të mëdha botërore do të diskutojnë për këtë çështje sot në Asamblenë e Përgjithsme në OKB. //rd//

XS
SM
MD
LG