Lidhje

Shqipëri: Zyrtarët në mbrojtje të Lekut


Në Shqipëri zyrtarët nxituan sot të dalin në mbrojtje të monedhës vendase Lekut, pas një zhvlerësimi të shpejtë që ajo pësoi ditët e fundit. Si Guvernatori i bankës Qëndrore ashtu dhe ministri i Financave deklaruan se Leku është një monedhë e qëndrueshme dhe se do të vazhdojë të jetë e tillë. Sipas ministrit të Financave është abuzuar me komentet e kryeministrit për të ardhmen e zëvendësimit të monedhës lokale me euron. Autoritetet kanë shpjeguar se ky eshte një proces afatgjatë.

XS
SM
MD
LG