Lidhje

Provohet me sukses vaksina kundër SIDË-s


Shkencëtarët amerikanë dha ata tajlandezë thonë se një vaksinë eksperimentale e SIDË-s e pakësoi për herë të parë, thuajse me një të tretën rrezikun e infektimit me virusin HIV.

Duke folur në një konferencë shtypi sot në Bangkok, koloneli Xherome Kim tha se ndërsa rezulatet e provës me vaksinën ishin modeste, studjuesit i kanë shtuar shpresat se në të ardhmen mund të jetë i mundur prodhimi i një ilaçi të efektshëm në mbarë botën.

Xherome Kim punon për programin mbi kërkimet e virusit HIV të ushtrisë amerikane. Shtetet e Bashkuara dhe qeveria tajlandeze thonë se vaksina e uli me më tepër se 31 për qind rrezikun e infektimit me virusin HIV, mes mbi 16 mijë vullnetarëve tajlandezë që morën pjesë në eksperiment.

Edhe një vaksinë pak e efektshme mund të ketë një ndikim të madh. Sipas Agjencisë së OKB-së UNAIDS, çdo ditë në botë infektohen me virusin HIV 7 mijë e 500 njerëz. Në vitin 2007, dy milionë vetë vdiqën nga SIDA, që shkaktohet nga virusi HIV. //lk

XS
SM
MD
LG