Lidhje

G-20 diskuton mbi masat për menjanimin e krizave ekonomike


Udhëheqësit e vendeve më të zhvilluara të botës dhe të ekonomive të mëdha në zhvillim po i afrohen arritjes së një marrëveshjeje për masat që duhen marrë në të ardhmen për daljen nga kriza financiare globale. Zyrtarët e mbledhur në takimin e Grupit të 20-ëshes në Pitsburg të Pensilvanisë thonë se udhëheqësit po punojnë për hollësitë përfundimtare të një marrëveshjeje, për të kufizuar metodat e rrezikshme të huadhënies nga bankat e mëdha.

Udhëheqësit deklaruan se po i vjen fundi epokës së sjelljeve të rrezikshme nga bankat e mëdha.

Kryeministri britanik Gordon Brown ritheksoi komentet e Shteteve të Bashkuara se Grupi i 20-ëshes do të bëhet “organizata kryesore ndërkombëtare” për çështjet ekonomike. Zoti Brown tha po ashtu se udhëheqësit që po takohen në Pitsburg do të tregohen shumë më të ashpër nga sa presin shumë njerëz, ndaj bankave dhe firmave të mëdha financiare, duke premtuar se “nuk do të ketë më kthim në ditët e këqia të mëparshme”. //kh//

XS
SM
MD
LG