Lidhje

Ish-kryeministri izraelit para drejtësisë për korrupsion


Ish kryeministri i Izraelit Ehud Olmert është paraqitur në gjyq për një çështje korrupsioni, që e detyroi atë të jepte dorëheqje vitin e kaluar.

Zoti Olmert deklaroi pafajësinë e tij, teksa arriti në gjyq ditën e sotme, në qytetin e Jeruzalemit. Ai u tha gazetarëve se ai beson që do të çlirohet nga të gjitha akuzat.

Zoti Olmert është i pari ish udhëheqës izraelit i cili paraqitet në gjyq. Ai përballet me një akuzë sipas së cilës, ai ka pranuar fonde të paligjshme nga një biznesmen amerikan dhe ka dyfishuar faturat e bamirësive në Izrael për udhëtimet e tij jashtë vendit.

Ish udhëheqësi izraelit është akuzuar për mashtrim, thyerje të besimit dhe mosraportimin e të ardhurave. Akuza nis që nga koha kur ai ishte kryebashkiak i Jeruzalemit dhe kur ai ishte ministër, përpara se të bëhej kryeministër në vitin 2006.

Nëse ai shpallet fajtor, ai do të përballet me deri 5 vjet burg.//lk




XS
SM
MD
LG