Lidhje

Irani mohon që impianti i dytë po ndërtohej fshehtazi


Irani thotë se do të lejojë Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të inspektojë impiantin e dytë të pasurimit të uraniumit.

Zyrtari iranian i ngarkuar me programin bërthamor Ali Akbar Salehi tha të shtunën se gjatë një interviste në televizionin shtetëror se koha e inspektimit do të përcaktohet në bisedime me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Shefi i personelit të udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatohallut Ali Khamenei, tha nga ana e tij se impianti i ri do të fillojë nga funksionimi së shpejti dhe siç u shpreh ai, “do të provojë se armiku është i verbër”.

Irani mohon që impianti i dytë po ndërtohej fshehtazi.

XS
SM
MD
LG