Policia zvicerane ka arrestuar regjizorin e filmave dhe fituesin e çmimit Oskar, Roman Polanski, si pas një udhër arresti të vitit 1978 nga Shtetet e Bashkuara i cili e akuzonte atë për marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçare.
76-vjeçari Polanski u vu nën pranga mbrëmë në Zurih ku do të merrte një çmim për vlerësimin e punës së tij në vite.
Ministria zvicerane e Drejtësisë tha se Polanski po mbahet në bazë të një urdhëri të lëshuar nga qeveria amerikane në vitin 2005.
Polanski, i njohur për realizimin e filmave të mëdhenj si Rosemary’s Baby dhe Chinatown, u arrestua në fund të vieteve ’70 dhe u akuzua se i kishte dhënë drogë dhe alkol një vajze 13-vjeçare dhe pastaj kishte pasur marrëdhënie seksuale me të.
Ai u largua nga Shtetet e Bashkuara para se të dënohej në vitin 1978, dhe që atëherë ka jetuar në Francë.
Ai fitoi çmimin Oscar në vitin 2003 për filmin The Pianist por nuk u kthye në Hollivud për të marrë çmimin. //bsa//