Lidhje

Faktorët pas enciklopedisë maqedonase


Vazhdojnë debatet mbi botimin e enciklopedisë maqedonase të Akademisë së Shkencës dhe Arteve. Dy partnerët e koalicionit qeverisës në Maqedoni, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti ende nuk janë takuar për të diskutuar mbi enciklopedinë e debatueshme e cila paraqet fakte të shtrembëruara mbi historinë shqiptare dhe u referohet këtyre të fundit me terma ofendues.

Shqiptarët kërkojnë tërheqjen e plotë nga qarkullimi të këtij botimi, ndërsa Akademia maqedonase ka paralajmëruar vetëm korrigjimin e disa elementeve të cilat janë ofenduese për shqiptarët. Por cilët janë faktorët që çuan në këtë tension të ri mes maqedonasve dhe shqiptarëve? Ndiqni Ditarin nesër, më 28 shtator për një intervistë ekskluzive me rektorin e Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoni dhe njëkohësisht anëtarin e Akademisë maqedonase të Shkencës dhe Arteve, zotin Alajdin Abazi.

XS
SM
MD
LG