Lidhje

Gejts hedh poshtë thirrjet për një afat tërheqjeje nga Afganistani


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts hodhi poshtë thirrjet për një afat tërheqjeje dhe një strategji largimi të forcave amerikane nga Afganistani.

Gjatë një interviste sot, zoti Gejts tha se do të ishte gabim strategjik të vendosej afat për përfundimin e misionit ushtarak amerikan në Afganistan.

Zoti Gejts tha se dështimi në Afganistan do të ishte një hap i madh pas për Shtetet e Bashkuara. Ai tha gjithashtu se humbja në Afganistan do të kishte pasoja katastrofike për sa i përket rimëkëmbjes së ekstremistëve islamikë dhe rekrutimit nga ana e al-Kaidës si dhe operacioneve të tyre.

Gjatë një programi tjetër, zoti Gejts tha se nuk ka fërkime mes presidentit Obama dhe komandantëve ushtarakë amerikanë, ndërkohë që zoti Obama rishqyrton strategjinë për Afganistanin para se të vendosë nëse do të dërgojë trupa shtesë atje.

Kryekomandanti amerikan në Afganistan, gjenerali Stenli Mekristal, ka kërkuar forca shtesë, por sekretari Gejts tha se gjenerali është dakort me rishikimin e strategjisë që po bëhet tani. //bsa//

XS
SM
MD
LG