Lidhje

Irani teston me sukses dy raketa me rreze të gjatë veprimi


Irani thotë se ka vënë në provë me sukses dy raketa me rreze të gjatë veprimi për të cilat analistët e mbrojtjes thonë se mund të arrijnë të godasin Izraelin dhe Evropën jugore.

Televizioni shtetëror transmetoi sot pamje të një rakete tokë-tokë që po lëshohej nga një shkretëtirë me një re pluhuri.

Kreu i politikës së Jashtme evropiane Havier Solana shprehu shqetësim sot për provat me raketa, të cilat ishin pjesë e manovrave ushtarake për të treguar aftësitë mbrojtëse të Republikës Islamike.

Disa analistë perëndimorë të mbrojtjes thanë se të paktën një nga këto raketa është në gjendje të bartë mbushje bërthamore.

Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera të botës duan ta detyrojnë Iranin të bëjë të njohura veprimtaritë e tij bërthamore gjatë një takimi në Gjenevë të enjten.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha dje se kundër Iranit do të konsiderohen sanksione më të rrepta nëse bisedimet dështojnë.

Rusia i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë të tregohet i përmbajtur në reagimet ndaj provave me raketa. //bsa//

XS
SM
MD
LG