Lidhje

Vdes gazetari i njohur amerikan Uilliam Sefajër


Vdiq në moshën 79 vjeçare gazetari i njohur amerikan Uilliam Sefajër pas një beteje me kancerin në pankreas.

Zoti Sefajër u lind në dhjetor 1929 në qytetin e Nju Jorkut. Megjithëse ai e la universitetin dy vjet pasi e kishte filluar, ai ndoqi karrierën si gazetar duke u bërë më vonë drejtues i suksesshëm në fushat e marketingut dhe marrëdhënieve publike.

Në sajë të përvojës së tij ai u bë shkruesi i fjalimeve të ish presidentit amerikan Riçard Nikson.

Në vitin 1973, zoti Sefajër zgjodhi një rrugë tjetër. Ai donte të shkruante rreth botës politike dhe jo t’i shërbente asaj. Ai u bë komentatori konservator i gazetës Nju Jork Tajms. Ai mori Çmimin Pulicer për shkrimet e tij në vitin 1978.

Një vit më vonë, ai filloi të shkruante rubrikën “Rreth Gjuhës” mbi origjinën e fjalëve dhe shprehjeve. Shkrimi i tij i fundit u botua para dy javësh. //ii

XS
SM
MD
LG